Evropa

Evropa, bija e Feniksit ose e mbretit fenikas Agenor dhe motra e Kadmit. Një ditë, kur ajo shëtiste në breg të detit me shoqet e saj, i erdhi Zeusi i shndërruar në dem me brirë të artë. Evropa e pa, e admiroi, e përkëdheli, madje guxoi të hipte mbi shpinën e tij. Atëherë kafsha u hodh në valët e detit, që e çuan në bregun e Kretës, pranë Gortinit, ku dolën rrape gjithmonë të gjelbra, për të përjetësuar bashkimin e dy të dashurve. Evropa lindi tre fëmijë Minosin, Radamantin dhe Sarpedonin. Për ta përjetësuar atë vajzë, që shkoi nga Fenikia e saj e largët, për t’u afruar me

guxim me një botë të panjohur, të vjetrit i dhanë emrin e saj njerës nga të të katër pjesët e botës. Vëllezërit e saj, që ishin nisur për ta kërkuar atë, themelonin koloni.

Shih edhe

Përmendet te