Paridi

Paridi, hero troian, biri i mbretit të Trojës, Priamit dhe i Hekubës, e cila kur ishte shtatzënë me të, pa në ëndërr sikur mbante në gjirin e saj një urë zjarri që digjte pallatin dhe gjithë qytetin. Orakulli, kur e pyetën për këtë ëndërr të tmelrshme, u përgjigj se mbretëresha do të lindte një djalë që do të bëhej shkaktar i shkatërrimit të Trojës. I alarmuar nga kjo profeci, Priami urdhëroi ta hidhnin foshnjën në malin Ida, që ta hanin kafshët e egra. Por Paridi nuk vdiq. Atë e ushqeu

Pavidi

me qumeshtin e saj një arushë. Pas një viti e gjeti atë një bari që e mbajti si djalin e vet dhe e quajti arid. Ai u rrit midis barinjve dhe u dallua për forcën dhe bukurinë e tij. Shpesh ai shpëtonte jo vetëm bagëtinë, por edhe shokët nga sulmet e kafshëve të egra dhe të hajdutëve dhe për këtë mori emrin Aleksandër (mbrojtësi i njerëzve). Sipas legjendës, në dasmën e Tetidës dhe të Peleut qenë ftuar të gjitha hyjnitë dhe hyjneshat, por qe harruar bija e natës, Erida. E fyer, hyjnesha vendosi të hakmerrej. Ajo u shfaq në formën e një reje dhe hodhi në mes të të ftuarve një mollë të artë, ku ishin shkruar këto fjalë: «më të bukurës». Për

shkak të kësaj molle, lindi sherri midis Herës, Afërditës dhe Atenës, sepse secila prej tyre e quante veten të denjë për të merituar mollën. Zeusi urdhëroi Hermesin që t’i çonte hyjneshat në malin Ida te Paridi, i cili duhej të vendoste se cila nga hyjneshat ishte më e bukur. Të tri hyjneshat përpiqeshin ta bënin për vete djaloshin: Hera i premtoi atij pushtetin mbi të gjithë Azinë, Atena i premtoi famën e luftëtarit dhe mençurinë, Afërdita i premtoi gruan më të bukur në botë (që në këtë kohë ishte Helena, gruaja e Menelaut). Paridi ia dha mollën Afërditës. Më në fund Paridi u kthye në Trojë, ku e njohën prindërit, të cilët e pritën me gëzim të

madh, megjithë këshillat e Kasandrës, për të mos e pranuar atë. Pas ca kohe Paridi shkoi në Spartë, ku u prit me nderime të mëdha nga Menelau. Aty ai i mbushi mendjen Helenës që të

ikte me të, duke u bërë, kështu, pretekst për fillimin e Luftës së Trojës. Gjatë kësaj lufte Hera dhe Atena treguan një urrejtje të madhe për trojanin Parid dhe mbrojtën grekët. Në luftë Paridi vrau shumë luftëtarë dhe sidomos plagosi për vdekje Akilin, me një shigjetë në thembër. Kur ra Troja, ai u plagos nga shigjetat e helmatisura të Filoktetit dhe vdiq në malin Ida, pasi kishte kërkuar më kot ndihmën e nimfës Enomë, të cilën dikur e kishte braktisur për të marrë Helenën. Në artin antik Paridi paraqitej gjithnjë si një djalosh i bukur.

Shih edhe

Përmendet te