Dionizi

Dionizi, perëndi e bimësisë dhe e verës, mbrojtësi i vitikulturës, një nga perënditë më të rëndësishme të Greqisë së Vjetër, biri i Zeusit dhe i Semelës. Zeusi i doli përpara Semelës me rrufetë e vetëtimat, të cilat e bënë atë shkrumb e hi. Foshnjen Zeusi e nxori nga barku i nënës dhe e mbylli në kofshën e tij. Kur u mbushën nëntë muaj, doli nga kofsha Dionizi. Sipas një versioni më të përhapur të mitit, Zeusi ia besoi foshnjën Iiermesit që ta çonte në malin Nisa, ku nimfat u ngarkuan ta rritnin, kurse sipas një varianti tjetër, Dionizi u rrit nga motra e Semelës, Inoja. Nga duart e nimfave ai kaloi në ato të muzave dhe të Silenit që i mësoi kulturën e rrushit dhe artin për të bërë një pije dehëse nga lëngu i rrushit. Në luftën e gjigantëve kundër perëndive ai tregoi një trimëri të madhe. Pas kësaj, Dionizi ndërmori ekspeditën e tij të madhe për në Lindje dhe Indi. Në këtë ekspeditë ai ecte në krye të një trupe burrash dhe grash, që mbanin tirse, cimbale dhe daulle. Bashkudhëtarët e Dionizit ishin bakantet, menadat ose basaridat (një nga epitetet e Dionizit basareu). Pas i shkonin edhe Pani, Silani e satirët. Ai kaloi Greqinë, Egjiptin, Sirinë, Arabinë, Mesopotaminë e Indinë. Kudo pritej si një perëndi dashamirëse, sepse Dionizi u mësonte popujve kulturën e rrushit dhe artin për të punuar tokën. Por ai qe i detyruar të luftonte kundër princave, që e kundërshtonin futjen e kultit të tij të ri, dmth. futjen e kulturës së rrushit në vendet e tyre. Për këtë flasin mitet për Likurgun,

Agavën, Penteun etj. Gjatë kthimit për në Greqi ai gjeti, në Naksos, në gjumë Ariadnen e bukur, që Tezeu sapo e kishte braktisur. I prekur nga lotët e saj dhe i joshur nga bukuria e vajzës, ai e mori për grua dhe pati me të shumë fëmijë. Dijetarët janë të mendimit se kulti i Dionizit ka origjinë lindore. Për këtë dëshmon emri i malit Nisa, ku ai u rrit. Nga Azia e Vogël kulti u përhap në Trakë dhe nga Traka në Greqi. Që këtej ai u fut në Romë. Teba (në Beoti) u bë një nga qendrat e mëdha të këtij kulti. Në këtë qytet perëndia kishte një tempull. Dionizin e identifikonin me perëndinë frigjiane Sabac, dhe me Osirisin e Egjiptit. Si perëndi e bimësisë Dionizi quliej edhe perëndi e natyrës që vdes dhe ngjallet. Tek orfikët Dionizi quhej me emrin Zagre. Orfikët thoshin se Dionizi në fillim lindi nga Persefoni me emrin Zagre. Atë e eopëtuan titanët dhe përsëri lindi nga Semela. Për nder të Dionizit organizoheshin festa në pranverë e në vjeshtë. Burrat dhe gratë lyheshin me llum dhe të veshur me lëkura kafshësh, rendnin nëpër fusha, duke i fyer dhe duke i trajtuar keq ata që nuk merrnin pjesë në ekstazën e tyre. Shpesh këto festa merrnin karakterin e mistereve, kalonin në orgji. Nga festat për nder të Dionizit. e kanë origjinën teatri. tragjedia dhe komedia greke. Në Romë Dionizin e adhuronin me emrin Bakus dhe festat për nder të tij quheshin bakanale. Në fillim Dionizin e paraqitnin me pamjen e një burri të fuqishëm me mjekër dhe me veshje të

gjatë. Në periudhën klasike Dionizi paraqitej zakonisht si një djalosh i bukur e delikat dhe nganjëherë paraqitej si foshnjë në duart e Hermesit (statuja e Praksitelit). Në kohën e re tema e Dionizit dhe e festave të tij janë trajtuar nga shumë piktorë e kompozitorë të shquar.

Dionizi si hyjni përmendet pak në tregimet homerike. Me sa duket ai nuk njihej nga Homeri si perëndi e verës. Autori më i hershëm që e përmend atë si hyjni të vitikulturës është Hesiodi. Tregimet e ndryshme për Dionizin gjenden përgjithësisht në letërsinë dhe artin posthomerik.

Shih edhe

Përmendet te