Amimona
Amimona, njëra nga 50 vajzat e Danaiut, nëna e Nauplit. Eskili e zgjodhi mitin mbi Amimonën si subjekt të njërës prej dramave të tij satirike.
Amon (Amon-Ra), hyjni e lashtë egjiptiane, e quajtur më shpesh Amon-Ra, që do të thotë Amoni-Diell. Qendra e kultit të tij ishte Teba e Egjiptit. Nën dinastin XII atij i ngritën në këtë qytet një tempull, i cili u zgjerua nga faraonët e dinastive të mëvonshme. Atribut i Amonit ishte disku, figura e diellit, brirët dhe dajaku. Në monumentet egjiptiane paraqitet si njeri me kokë dashi. Grekët e identifikonin Amonin me Zeusin.