Amaltea

Amaltea, nimfë, bija e Oqeanit, Heliosit ose e mbretit kretas Melis, që ushqeu Zeusin foshnjë me qumështin e një dhie (ose që vetë ka qenë dhi). Kur dhia humbi njërën nga brirët e saj në një shkëmb, Amaltea e mbushi atë me lule dhe fruta dhe ia dhuroi Zeusit, i cili në shenjë mirënjohjeje i vendosi bririn dhe dhinë në radhën e yjeve. (Ylli Dhia me tre kecat e saj). Sipas një tradite tjetër, Zeusi e theu vetë bririn e dhisë tajë dhe ia dha vajzës së Melisit si hajmali, sepse briri kishte fuqi të kënaqte të gjitha dëshirat e saj. Këtej e ka origjinën e vet miti mbi bririn e bollëkut.

Shih edhe

Përmendet te