Metida
Metida (Metis), hyjneshë greke, personifikimi i urtësisë. Ajo ishte bija e Oqeanit dhe e Tetisë, dhe gruaja e parë e Zeusit. Kur ishte shtatzënë me Atenën, një orakull e paralajmëroi se do të lindte një djalë që do të shfronësonte të atin. I frikësuar, Zeusi e gëlltiti dhe më vonë ai vetë e nxori Atenën nga koka. Metida i shërbente Zeusit si këshilltarja më e mirë.