Stihija

Stihija, figurë e përrallave popullore shqiptare, që përfytyrohej si demon femër. Në Piana degli Albanesi në Sicili, në besimin popullor, ajo përfytyrohet si një kuçedër me krahë, që nxjerr flakë nga goja dhe që ruajnë thesaret e fshehura nën dhe. Stiksi, lumi kryesor i mbretërisë së nëntokës. Sipas legjendës, Stiksi në fillim ishte një nimfë që banonte në Arkadi, në një shpellë pranë një burimi. Në luftën e perëndive kundër gjigantëve. Stiksi ndihmoi Zeusin, i cili për shpërblim e pajisi Stiksin me privilegjin që perënditë ta

përmendnin atë sa herë që duhej të betoheshin. Një perëndi që bëri be të rreme për ujin e Stiksit mori një dënim të rëndë: gjatë një viti ai nuk duhej të ushqehej me ambroz, dhe gjatë nëntë vjetëve ai u përjashtua nga këshilli i perëndive. Duke rrjedhur në një vend shumë të pjerrët dhe të veçuar dhe, duke lëshuar një ujë të zi dhe gëri yes, Stiksi hyri në legjenda si nje lumë i mbretërisë së nëntokës.

Shih edhe