Asteria

Asteria, bija e Ceut dhe e Febës, motra e Latonës dhe nëna e Hekatës. Atë e dashuroi Zeusi. i cili, duke mos arritur ta bënte për vete, e shndërroi në shkurtë. Asteria u hodh në det dhe u shndërrua në një ishull shkëmbor që mori emrii e Ortigjisë (greqisht ortuks, shkurtë). Më vonë, kur motra e saj Latona lindi aty Apolonin dhe Artemidën, ishulli u quajt Delos.

Shih edhe