Euriklea
Euriklea, mëndesha besnike e Odiseut. Ajo e para e njohu heroin kur erdhi në Itakë i veshur si lypës. Është e dëgjuar skena e larjes së këmbëve në të cilën ajo njohu Odiseun. Sipas zakonit, Penelopa thirri Euriklenë dhe e urdhëroi që t’i lante këmbët mysafirit, dërguar nga
Zeusi. Duke u marrë me atë punë, mëndesha bërtiti menjëherë nga gëzimi. Ajo e njohu nga shenjat e plagës që i kishte shkaktuar Odiseut dikur një derr.
Euriloku, një nga shokët më besnikë të Odiseut. Ai e shoqëroi Odiseun në rrethimin e Trojës dhe me të arriti pastaj në ishullin e Circes. Euriloku qe i vetmi që refuzoi pijen e Circes dhe nuk qe shndërruar nga ajo në derr. Më vonë në Sicili ai rrëmbeu dhe mbyti demat e Heliosit. I zemëruar, Zeusi e përmbysi anijen e Odiseut dhe Euriloku u mbyt.
Eurimedoni (Eurimedonti) 1. Mbret i gjigantëve, me të cilin u dashurua Hera, para se të martohej me Zeusin. I mundur në luftën kundër perëndive, ai u degdis në mbretërinë e nëntokës. 2. Karrocieri i Agamemnonit. U vra nga Egjisti.