Hekatomba

Hekatomba, flijim që bëhej në kohën e lashtë, duke therur njëqind dema a kafshë të tjera. Në kuptimin e figurshëm do të thotë fli a therori e madhe, gjakderdhje e madhe, kërdi.

Hekatonkirët, gjigantë me njëqind krahë dhe me pesëdhjetë kokë. Hekatonkirët Koti, Gresi (ose Gigu) dhe Briareu morën anën e Zeusit në luftën që perëndia bëri me titanët. Të mundui, këta të fundit u degdisën në Had dhe këtu ruheshin nga të tre gjigantët. Hekatonkirët lshin bijtë e Uranit dhe të Gjeas dhe personifikonin forcat e nëntokës.

Shih edhe