Fetoni

Fetoni (gr. ai që djeg), bir i Heliosit dhe i oqeanidës Klimenë, që u mburrej vazhdimisht shokëve të tij për origjinën e tij hyjnore. Çdo ditë ai u tregonte atyre me krenari rendjen e qerres së t’atit në qiell. Njëri nga shckët i kërkoi që të jepte prova se ishte me origjinë diellore. I prekur në sedër, Fetoni shkoi te i ati për t’i kërkuar një shenjë të lindjes së tij, dhe iu lut ta linte të ngiste për një ditë qerren diellore. Heliosi u tmerrua nga kjo kërkesë e të birit, sepse asnjë i vdekshëm nuk ishte aq i fuqishëm sa të shtronte kuajt që tërhiqnin qerren. Ai u përpoq që t’i kthente mendjen të birit, por më kot. Fetoni u nis, por nuk dinte t’i drejtonte kuajt hyjnorë, të cilët u larguan nga rruga e zakonshme. Ata herë ngriheshin lart në qiell dhe rrezikonin të digjnin qiellin; herë zbrisnin shumë poshtë dhe digjnin tokën. Gojëdhëna thotë se pikërisht atëhere etiopianët morën ngjyrën e zezë, që kanë sot dhe Afrika humbi bimësinë. Për të ndaluar shkatërrimin e gjithësisë. Zeusi e goditi Fetonin me rrufenë e vet dhe e bëri qerren copë-copë, kurse djalin e Heliosit e degdisi në lumin Eridan. Motrat e Fetonit, heliadat, nuk mundën të duronin dëshpërimin e madh dhe perënditë i shndërruan ato në plpa, kurse lotët e tyre në qelibarë. Sipas Hesiodit, Fetoni ishte epitet i Heliosit.

Shih edhe

Përmendet te