Kalistoja

Kalistoja (Kalista), nimfë e Arkadisë, bija e Likonit dhe shoqëruesja e Artemidës, e quajtur edhe virgjëresha e Nonaksit, nga mali me të njëjtin emër, që ndodhet në Arkadi; pas saj u dashurua Zeusi, me të cilin ajo lindi Arkadin. Për të shpëtuar nga ndjekjet e Herës xheloze, Zeusi e shndërroi atë në një arushë. Por Hera e mori vesh dhe e urdhëroi Artemidën ta vriste atë. Zeusi e vuri Kalistonë ndërmjet yjeve, ku së bashku me të birin formuan yjësitë e Arushës së Madhe dhe të Arushës së Vogël. Kalistoja me sa duket ishte hyjnesha ari në kultet shumë të lashta të Arkadisë.

Shih edhe

Përmendet te