Soteri
Soteri, (gr. shpëtimtar, mbrojtës). Epitet që u jepej shumë perëndive si Asklepit, Artemidës, Persefonit, Dioskurëve dhe veçanërisht Zeusit, lidhur me forcën e tyre për të mbrojtur shtetet dhe qytetarët nga rreziqet, për të ruajtur jetën, shëndetin etj. Që nga shekulli V para es. me këtë epitet u veshën edhe njerëzit, sidomos mbretërit (Ptolemeu I i Egjiptit, Seleuku III i Sirisë si dhe disa strategë romakë), zakonisht për të theksuar karakterin hyjnor të pushtetit të tyre.