Heba

Heba, (Hebea), bija e Zeusit dhe e Herës, ajo ishte personifikimi i rinisë, sidomos i rinisë femërore. Në Olimp ajo së bashku me Ganimedin u shërbente perëndive si kamariere. Në poemat homerike ajo shtie nektar në një gotë të artë. ndihmon Herën të mbrehë qerren e saj, pastron dhe vesh Aresin e plagosur. Kur Herakliu qe pranuar në Olimp për bëmat e tij, Heba u bë gruaja e heroit dhe pati me të dy djem Aleksandrin dhe Aniketin. Te romakët ‘identifikohej me Juventën, Heba paraqitej në trajtën e një vashe të

re me kurorë lulesh dhe me një gotë të artë në dorë.

— Hefesti, një nga perënditë e fesë greke. Në fillim Hefesti ishte perëndi e zjarrit, por me zhvillimin e zejtarisë dhe veçanërisht të zejtarisë së farkëtimit të metaleve u bë perëndi -

— mbrojtës i farkëtarëve. Ishte biri 1 Zeusit dhe i Herës. Ai lindi aq i shëmtuar, saqë e ëma, e frikësuar nga shëmtimi i tij, e hodhi nga Olimpi. Ai ra në ishullin e Lemnosit, vrau këmbën dhe mbeticgdg. Si perëndi e farkëtimit të metaleve ai nderohej më shumë në Athinë, ku zejtaria arriti zhvillimin rnë të madh në Greqi. Në Athinë kulti i Hefestit ishte aq shumë i lidhur me kultin e Atenës, sa të dy perënditë kishin tempuj dhe festa të përbashkëta. Për kultin e Hefestit ishte karakteristike rendja me stafetë. Djelmoshat i transmetonin njëri tjetrit pishtarë të ndezur. Në Lemnos ai konsiderohej si perëndi që jepte shëndet. Ata që i drejtoheshin perëndisë me lutje besonin se

ai i ruante nga çmenduria dhe nga kafshimi i gjarpërinjve. Për t’u hakmarrë kundër s’ëmës që e kishte hedhur nga Olimpi, Hefesti bëri një kolltuk të artë dhe ia dërgoi asaj si dhuratë në Olimp. Por kur Hera u ul në kolltuk, ajo u lidh nga zinxhirë të pathyeshëm dhe u mbërthye pas kolltukut. Asn'jë nga perënditë nuk ishte në gjendje ta çlironte atë dhe vetëm atëhere kur Hera premtoi se do ta pranonte në Olimp, Hefesti e çliroi. Sipas Homerit, gruaja e Hefestit ka qenë njëra nga Hiret, Aglaja, kurse sipas Hesiodit ka qenë Afërdita. Legjenda tregon se Hefesti e zuri Afërditën dhe Aresin në një rrjetë, punuar nga ai me mjeshtëri të madhe. Punishtja e tij ndodhej në Olimp. Më vonë tregonin se ajo ndodhej në Lemnos, ose në Etnë. Në këtë punishte ai punonte vetëm ose me shokët e tij, ciklopët. Nga kjo punishte gjithmonë dilte një kryevepër. Me kërkesën e Tetidës ai fabrikoi për Akilin një helmetë, një parzmore dhe një mburojë, që ngjallën admirimin dhe frikën e luftëtarëve trojanë; me kërkesën e Afërditës ai farkëtoi armët për Eneun; me urdhër të Zeusit ai bëri rrufenë dhe mburojën e mrekullueshme të Herakliut, që asnjë forcë njerëzore nuk mund ta thyente. Në Romë Hefesti identifikohej me Vullkanin. Hefesti paraqitej si një farkëtar i fuqishëm, me çekiç ose me dara në dorë, me një kësulë konike, i veshur me tunikë zejtari (dorën e djathtë dhe një sup kishte të zbuluar). Figura e Hefestit si farkëtar i Lemnosit ndeshet mjaft në letërsi.

Shih edhe