Argo

Argo, anija legjendare me të cilën lundruan Argonautët për në Kolkidë, në kërkim të bashkës së artë. Sipas traditës, anija u ndërtua nga Argu (Argosi), mjeshtri i dëgjuar, me ndihmën dhe udhëzimet e hyjneshës Atenë. Druri kryesor i anijes u mor nga lisat profetikë të Dodonës, prandaj vetë anija zotëronte aftësinë e të folurit dhe u jepte këshilla lundërtarëve gjatë udhëtimit. Argo kishte pesëdhjetë rema dhe ishte anija më e madhe e më e shpejtë që ishte ndërtuar deri në atë kohë. Ajo i çoi Jasonin dhe shoqëruesit e tij nëpër detin e Egjeut, përmes Bosforit dhe deri në brigjet e Kolkidës. Pas përfundimit të ekspeditës, Jasoni ia kushtoi anijen Poseidonit në Korint, ku ajo u vendos si blatime në bregdet. Sipas një tradite tjetër, Zeusi e vendosi Argon midis yjeve, ku ajo formon yjësinë Argo Navis. → Argonautët.

Ky zë është plotësuar nga redaksia e Zhurmës përtej tekstit të librit të Doc. Todi Dhamës.

Shih edhe