Perseu
Perseu, heroi i Argosit, biri i Zeusit dhe i Danajës. Sipas legjendës, mbreti i Argosit, Akrisi, kishte një vajzë, Danajën, të
dëgjuar për bukurinë e saj. Orakulli e kishte paralajmëruar Akrisin se ai do të vritej nga dora e djalit të Danajës. Për t’iu shmangur këtij rreziku, ai ndërtoi thellë në tokë një pallat të madh prej bakri e guri dhe e mbylli të bijën që të mos e shihte asnjeri. Por Zeusi, që ishte dashuruar pas saj, u fut në pallatin e nëntokës në formën e një shiu të artë dhe vajza e Akrisit u bë gruaja e tij. Nga kjo martesë Danaja lindi një djalë të bukur, që e quajti Perse. Akrisi u tmerrua kur e mori vesh këtë gjë dhe urdhëroi që të bënin një arkë të madhe prej druri, të mbyllnin aty Danajën dhe Perseun dhe t’i hidhnin në det. Valët e përplan arkën në breg të ishullit Serif, ku ngeci në rrjetat e peshkatarit Diktis. Peshkatari e hapi arkën dhe u çudit kur pa në të një grua dhe një djalë të bukur. Diktisi i çoi tek i vëllai, mbreti i Serifit, Polidekti. Mbreti mendoi ta zhdukte Perseun dhe vendosi ta ço-
Perseu dhe Meduza
nte atë të vriste Gorgonën Meduzë. Perseu me ndihmën e Atenës dhe të hyjnive të tjera arriti ta vrasë Meduzën. Nga gjaku i saj lindi kali me fletë, Pegasi. I hipur në këtë kalë, ai arriti me kokën e Meduzës në Etiopi, ku shpëtoi Andromedën dhe u martua me të. Mbasi mori me vete Andromedën e bukur, ai u kthye në Serif. Këtu e gjeti Danajën në një tempull, ku ajo ishte fshehur për të shpëtuar nga ndjekjet e mbretit Polidekt. Perseu e ngurosi Polidektin, duke i treguar kokën e Meduzës, kurse Diktin, që dikur e kishte shpëtuar atë dhe t’ëmën, e bëri mbret të Serifit. Kokën e Meduzës ia dhuroi Atenës. Pas kësaj me Andromëdën dhe Danajën shkuan në Argos. Akrisi për shkak të profecisë së orakullit iku në Larisa. Duke kaluar nëpër këtë qytet, Perseu mori pjesë në lojërat e përmotshme. Ai hodhi diskun dhe goditi padashur për vdekje njërin nga spektatorët, i cili ishte Akrisi. Duke mos guxuar të kthehej në Argos, ai iku në Tirint. Me Andromedën ai kishte një vajzë, Gorgofonëp dhe gjashtë djem, më i madhi prej të cilëve ishte Persi, që konsiderohet si stërgjysh i popullit persian. Pas vdekjes Zeusi e vendosi Perseun në qiell, midis yjësive. Mitin e Perseut e kanë përdorur shumë piktorë si Tintoreti, Ticiani, Rubensi, Rembrandi, skulptorë si Benvenuti etj. Sofokliu dhe Euripidi kanë shkruar tragjeditë «Andromeda», që na kanë arritur në formë fragmentesh. Në kohën e re miti mbi Perseun është trajtuar nga Korneji etj.