Akarnani
Akarnani, i biri i Alkmeonit dhe i nimfës Kaliro. Kur i ati u vra nga Fegjeu, Akarnani me ndihmën e Zeusit, mundi të rritet me një shpejtësi të habitshme dhe u bë burrë brenda disa muajve. Pasi u hakmor për vrasjen e të atit, ai shkoi në Greqinë e Mesme, ku sipas Ovidit, themeloi shtetin e Akarnanisë.