Bashka e artë
Bashka e artë, lëkura e dashit të artë që Hermesi ia kishte dhuruar Nefelës, gruas së Atamantit, mbretit të Orkomenit në Beoti. Ky dash ishte i pajisur me zgjuarsi dhe me arsye, ai mund të fliste dhe kishte aftësinë të kalonte nëpër hapësirë dhe nëpër det. Biri i Nefelës, Friksi, që torturohej nga njerka e vet. Inoja, mundi të ikte me të motrën Hela, hipur mbi kurrizin e dashit dhe arriti në Kolkidë ku mbretëronte Ejeti, që i dha për grua vajzën e vet. Friksi ia bëri fli dashin Zeusit. Ky i fundit e bëri atëherë bashkën e artë të kafshës një shenjë sigurie të mirëqenies e të fuqisë. Ejeti e lidhi lëkurën e çmuar në një lis, në pyllin e Aresit. Më vonë bashka e artë u rrëmbye nga Jasoni dhe argonautët. Në kuptimin e figurshëm bashka e artë është një pasuri që të josh dhe të shtyn ta zotërosh.