Neoptolemi

Neoptolemi (Pirroja), biri i Akilit dhe i Deidamisë, i mbiquajtur Pirro për flokët e tij të kuqe. Ai u rrit në Skiros, në pallatin e mbretit. Likomed dhe, kur ishte shumë i ri, shkoi në Trojë në vitin e dhjetë të rrethimit, sepse sipas orakullit, pa pjesëmarrjen e tij Lufta e Trojës nuk do të përfundonte. Ai solli Filoktetin nga Lemnosi dhe hyri i pari në kalin prej druri. Gjatë rrethimit të Trojës, ai vrau Priamin që përpiqej të shpëtonte në altarin e Zeusit, vrau Poliksenin mbi varrin e Akilit dhe e hodhi Astianaksin nga maja e një kulle. Kur prijësit grekë ndanë me short robërit e luftës, Neoptolemit i ra Andromaka, e veja e Hektorit, me të oilën bëri disa lemijë, ndërmjet të cilëve një djalë të quajtur Mollos. Kur u kthye nga Troja, ai themeloi Epirin dhe u bë atje mbret. Për ta falenderuar për shërbimet e tij të mëdha, Menelau i dha për grua vajzën e vet, Hermionën, që dikur i qe premtuar Orëstlt. Ky i fundit u hakmor. duke vrarë

Neoptolemin në Delf, kur ishte duke pyetur orakullin përse e shoqja nuk i lindte fëmijë.

Shih edhe

Përmendet te