Partenoni

Partenoni, tempull kryesor në Athinë, që i qe kushtuar Atenës-virgjireshë, mbrojtëses së qytetit. Partenoni u ndërtua në Akropol, në vitet 447-438 para es. nga Iktini dhe Kalikrati. Zbukurimi arkitektural u bë nën drejtimin e Fidias. Sipërfaqja e Partenonit ishte 30, 89 m x 69,54 m. Ai ishte ndërtuar me mermer pentelik (nga mali Pentel në Atikë) dhe ishte vendosur mbi një bazë me tri

shkallare. Partenoni është një peripter, i rrethuar me një grup shtyllash të stilit dorik. Në frontonet e Partenonit qëndronin grupe statujash: në frontonin lindor jepej lindja e hyjneshës Atenë nga koka e Zeusit, kurse në frontonin perëndimor grindja e Atenës me Poseidonin, për të sunduar mbi Atikën, grindje e cila përfundoi me fitoren e hyjneshës. Ky mit në kohën kur ndërtohej Partenoni mori një rëndësi të madhe politike, sepse Atena konsiderohej si mbrojtësja e demokracisë skllavopronare, kurse Poseidoni, që krijoi kalin, ishte mbrojtësi i kalorësve aristokratë. Prapa shtyllave të jashtme të tempullit, në pjesën e sipërme të mureve të dhomës së brendshme, ndodheshin reliefe, që paraqisnin procesionin solemn në festën e Panathinave të mëdha në Athinë. Brenda në tempull ndodhej statuja e Atenës, punuar nga Fidia në ar dhe fildish. Deri në shekullin XVII Panteoni i vjetër u ruajt në një gjendje relativisht të mirë, por, në kohën e luftës së turqve me venedikasit, ndërtesa e Partenonit u dëmtua shumë. Mbeturinat e skulpturave të Partenonit i grabiti anglezi Elxhin, që ia dhuroi ato muzeut britanik në Londër. Megjithëse i shkatërruar, Partenoni edhe sot të habit për mjeshtërinë e lartë të arkitekturës së vjetër.

Shih edhe

Përmendet te