Daktilët

Daktilët, banorë të malit Ida në Frigji dhe të malit Ida në Kretë. Në Frigji i përfytyronin si viganë që punonin metalet me urdhër të Rea Cibelës.

Daktilët e Kretës përmenden në legjendën e Zeusit me koribantët dhe kuretët. Ata luajtën rol të madh për zhvillimin e qytetërimit primitiv, sepse zbuluan hekurin dhe ishin të parët që e punuan këtë metal, shpikën lirën, muzikën etj.

Shih edhe