Janusi

Janusi, një nga perënditë më të lashta dhe më karakteristike të fesë romake, i vetmi perëndi i madh romak që nuk kishte një ekuivalent grek. Janusi ishte perëndia me dy fytyra (bifrons), njëra e drejtuar nga e kaluara dhe tjetra nga e ardhmja, simbol i fillimeve, i kalimeve dhe i dyjave. Tradita romake e lidh atë me origjinën e Romës dhe e paraqet si mbret të Laciumit primitiv, ku ai priti Kronin (Saturnin), të cilin i biri, Zeusi, e kishte dëbuar nga Greqia. Gjatë mbretërimit të tij, që përkon me kohën e artë, ai futi praktikën e lundrimit dhe përdorimin e monedhës (aset e vjetra romake mbajnë figurat e tij dhe të anijes). Ai u mësoi banorëve të vendit bujqësinë. Pas vdekjes ai u bë objekt i një kulti të përhapur dhe popullor. Në lidhje me emrin e tij Janua (portë) e Janus (udhë e mbuluar) ai adhurohej, para së gjithash, si perëndi e hyrjeve dhe e daljeve, si mbrojtës i portave të shtëpisë e të qytetit, i rrugëve dhe i udhëtarëve. Janusin e konsideronin krijuesin e gjithçkaje. Ai krijoi njeriun dhe konsiderohej si babai i perëndive edhe perëndia e kohës. Dita e parë

e muajit dhe muaji i parë i vitit (januar) i ishin kushtuar atij. Festa e Vitit të Ri që nga shekulli i I para es. shkrihej me festën për nder të Janusit. Në këtë ditë ndaloheshin britmat e forta dhe grindjet për të mos trishtuar Janusin, i cili po të zemërohej mund t’u dërgonte njerëzve një vit të keq. Në Romë kishte disa tempuj të Janusit. Tempulli më i njohur ishte ai i Forumit, i themeluar nga Numa Pompili. Portat e këtij tempulli mbylleshin vetëm në kohë paqeje; kur kishte luftë ato hapeshin. Gjatë shtatë shekujve ato qenë mbyllur tri herë: herën e parë nën sundimin e Numës, herën e dytë pas Luftës së Dytë Punike dhe herën e tretë gjatë sundimit të Augustit. Janusi paraqitej në monedha me dy fytyra: njëra e drejtuar nga e kaluara e tjetra nga e ardhmja. Në gishtërinjtë e dorës së djathtë të Janusit paraqitej shifra 300 (CCC), në gishtërinjtë e dorës së majtë shifra 65 (LXV) dmth, numri i ditëve të vitit. Shprehja «Janusi me dy faqe» ka marrë kuptimin e hipokritit, njeriut me dy faqe».

V.I. Lenini, kur flet për politikën me dy faqe të kadetëve thotë: «Janusi me dy faqe i kthen «faqet» e tia nga fryn era, herë në një drejtim, herë në një drejtim tjetër». (Vepra, vëll. 15, f. 347).

plasën në Tartar. Konsiderohet si stërgjyshi i gjinisë greke dhe gjithashtu i të gjithë njerëzve.

Shih edhe

Përmendet te