Erosi

Erosi, perëndi e dashurisë. Në «Teogoninë» e Hesiodit paraqitet si një perëndi krijuese dhe një nga elementët fillestarë të botës. Sipas kultit të lashtë, ai ishte personifikimi i vetisë tërheqëse, që i nxiste sendet të bashkoheshin. Që nga shekulli VI para es. ai ishte, para së gjithash, perëndia e dashurisë, biri i Hermesit dhe i Afërditës. Atë e paraqitnin si një djalosh të gëzueshëm, çamarok, të djallëzuar, por nganjëherë dhe si mizor. Erosi fluturonte me fletët e tij të arta mbi tokë dhe mbi detra, i lehtë dhe i shpejtë si flladi. Në duar ai mbante një hark të artë, ndërsa mbi kurriz një këllëf me shigjeta. Erosi godiste gjithnjë në shenjë. Si shigjetar ai nuk mbetej pas Apolonit. Kur Erosi godiste në shenjë, sytë e tij ndritnin nga gëzimi. Shigjetat e tij ngjallnin gëzim dhe lumturi, por shpesh ngjallnin edhe vuajtje e

tortura dashurie. Vetë Apolonit dhe Zeusit u kanë shkaktuar vuajtje këto shigjeta. Zeusi e dinte se sa hidhërime dhe të këqija do të shkaktonte në botë tjiri i Afërditës. Ai donte ta vriste që kurse lindi, por e ëma e fshehu atë në një pyll të errët ku e ushqyen kafshët e egra me qumështin e tyre. Te romakët ai identifikohej me Amurin ose me Kupidonin (lat. kupido-dashuri e zjarrtë).

Nga disa studiues të antikitetit Erosi quhet si perëndia më e re, kurse Hesiodi e quan atë si hyjninë më të vjetër, që vendosi rregullin dhe harmoninë e krijimit në kaosin që ekzistonte.

Nga Erosi e kanë origjinën fjalët erotizëm, erotika, poezia erotike (e dashurisë) etj.

Shih edhe

Përmendet te