Atena

Atena, një nga hyjneshat më të nderuara të Greqisë. Mitet mbi Atenën tregojnë se ajo lindi nga koka e Zeusit. CTruaja e pare ë Zëusit, Metida, priste të lindte një djalë, i cili sipas profecisë. do të përmbyste Zeusin nga froni dhe do të merrte pushtetin. Që t’i shmangej kësaj profecie, Zeusi e gëlltiti Metiden, por foshnja nisi të zhvillohej në kokën e tij. Pas disa kohësh Zeusi filloi të ndiente dhimbje, prandaj urdhëroi Hefestin që t’ia çante kokën me sëpatë. Nga koka gjysmë e hapur e Zeusit doli Atena njëzetvjeçare e armatosur nga koka te. këmbët. E pajisur me një aftësi të madhe mendore dhe me urtësinë që e kishte fituar nga e ëma, ajo u bë për perënditë një këshilltare e mirë dhe i ndihmoi ato në luftë kundër gjigantëve. Ajo vrau vetë njërin nga kundërshtarët më të fortë, gjigantin Palas edhe për këtë fitore mori emrin Atena Palada. Me lëkurën e këtij gjiganti ajo veshi mburojën e saj ose egjidën, në mes të së cilës më vonë vendosi kokën e Meduzës. Miti tregon për mosmarrëveshjen e saj me Poseidonin. Atena donte t’i jepte emrin e saj qytetit që Kekropi sapo e

kish themeluar në Atikë. Edhe Poseidoni dëshironte të njëjtën gjë. Gjyqi i perëndive vendosi që këtë nder do ta kishte ai që do t’i bënte qytetit të ri dhuratën më të mirë. Poseidoni goditi tokën me sfurkun e tij dhe nxori një kalë (emblema e luftimeve). Në një legjendë tjetër thuhet se Atena, me një të goditur të shigjetës, nxori ullirin plot me kokrra. Atëherë perënditë vendosën që qyteti të quhej Athinë. Në Luftën e Trojës Atena. e fyer se Paridi ia dha mollën e artë Afërditës, ndihrnoi heronjtë e mëdhenj grekë, Odiseun dhe Akilin. Ajo shoqëroi Odiseun në të gjitha shtegtimet dhe mori formën e Mentorit për të shoqëruar Telemakun. Atena ndihmoi edhe argbnautët në ndërtimin e anijes «Argo». Meduzës, që donte të hahej me të në bukuri, ajo i dha një shikim aq të frikshëm, saqë pamja e saj vriste ose nguroste cilindo që takonte. Shumë atribute të saj u zhvilluan dhe u shtuan. Ajo nuk ishte vetëm hyjnesha e dëlirë që verboi Tiresiun. kur falltari guxoi ta shihte kur lahej. ose që dëboi nga Olimpi Hefestin, sepse u përpoq ta dhunonte, por ajo u bë hyjnesha mbrojtëse e qytetit, hyjnesha që siguronte drejtësinë e ligjeve, zbatimin e drejtë të tyre si në gjyqet, ashtu edhe në mbledhjet e popullit (Atena Poliada, e qytetit). Ajo ishte në të njëjtën kohë hyjnesha që kujdesej në mënyrë të veçantë për bujqësinë. Kështu ajo shpiku plugun dhe lesën, që i lejuan tokës së Atikës të jepte një prodhim të mirë. Përveç kësaj, hyjnesha mbronte çdo familje, mbronte besnikërinë bashkëshortore, nderin e shtëpisë dhe shëndetin e njerëzve (Atena Higeida). Ajo u dhuroi njerëzve veglën për të endur dhe u quajt mbrojtësja e punës së gruas. Asnjëra nga të vdekshmet dhe hyjneshat nuk mund t’ia kalonte xtenës në artin e enajes. Arakna, që donte të matej me të në këtë art, e pësoi keq dhe u shndërrua nga hyjnesha në merimangë. Kulti i Atenës ishte i përhapur në shumë qytete të Greqisë. Tempulli i saj në Athinë ishte Partenoni, në të cilin qëndronte statuja gjigante e Atenës (vepër e Fidias). Për nder të saj organizoheshin festa që quheshin panathina. Atena paraqitej në trajtën e një çupe të vrazhdë dhe madhështore, shpesh me veshje të gjatë dhe me armatim të plotë. Te këmbët zakonisht qëndronte zogu i saj i shenjtë, bufi. Në Romë ajo identifikohej me Minervën, hyjneshën e urtësisë e të zgjuarsisë, të arteve e të muzikës. Me emrin e Minervës lidhen disa fjalë të urta e shprehje si psh. «Bufi i Minevrës fluturon natën-, dm.th. mendimet më të rnira vijnë natën; «MLnervë e dalë nga koka e Jupiterit» thuhet për diçka që shfaqet menjëherë në formë të plotë e të përkryer.

Shih edhe

Përmendet te