Hiadat
Hiadat (gr. që sjellin shi), nimfa, motrat e Plejadave dhe vajzat e Atlasit dhe të Plejonës. Tradita më e përhapur bën fjalë për shtatë Hiada. Ato kishin ushqyer dhe mbrojtur Dionisin. Për këtë Zeusi i shpërbleu duke i vendosur midis yjësive të qiellit. Sipas një tradite të vjetër, Hiadat u dëshpëruan aq shumë për vdekjen e vëllait të tyre Hias. i vrarë në Libi nga një kafshë e egër, saqë e mallëngjyen Zeusin m qarjet e tyre. Për t’i ngushëlluar dhe për të pushuar lotët e tyre. perëndia i shndërroi në vje. Por ato nuk pushuan së derdhuri lot dhe që këtej doli edhe emri i tyre Hiada (që sjellin shi). Shfaqja e tyre kur lind ose perëndon dielli lajmëron shiun.