Semela

Semela, bija e Kadmit dhe e Harmonisë, nëna e Dionizit. Sipas legjendës, Zeusi u dashurua pas saj. Hera xheloze e zbuloi sekretin e kësaj dashurie dhe vendosi të hakmerrej. Me pamjen e mëndeshës plakë të Semelës, Hera iu paraqit rivales së vet dhe i ngjalli dyshime për karakterin e të dashurit të saj, pastaj e këshilloi me pabesi që t’i lutej Zeusit ta vizitonte, i rrethuar me të gjithë madhështinë e një perëndie, me qëllim që t’i provonte kështu sinqeritetin e dashurisë së tij. Zeusi, i cili përpara i ishte betuar Semelës se do t’ia plotësonte kërkesën, u detyrua më në fund të mbante fjalën. Ai iu shfaq asaj në formën e rrufesë që vetëtinte. E dehur nga mburrja dhe nga dashuria, Semela i zjati duart dhe u hodh në krahët e tij, por ajo u dogj dhe u tret. Megjithatë, fëmija që mbante në bark nuk vdiq. Zeusi e mbylli brenda në kofshën e vet dhe e mbajti deri në ditën kur lindi. Ky qe Dionizi. Kur u. Dionizi zbriti në mbretërinë e Nëntokës për të marrë me vete të ëmën, por Zeusi e siguroi se ajo do të pranohej në Olimp midis të pavdekshmëve, me emrin Tionë.

Sipas një varianti tjetër të mitit, Kadmi, kur mori vesh se e bija ishte shtatzënë, e mbylli atë së bashku me foshnjën në një arkë, të cilën e hodhi në det. Valët e përplasën arkën në brigjet e Lakonisë, ku e morën banorët e bregut, të cilët e rritën Dionizin e vogël. Ndërsa Semela vdiq. Gojëdhëna të tjera thonë se ajo vdiq në Tebë.

Shih edhe

Përmendet te