Kaliopi
Kaliopi (gr. që ka zë të bukur), e para nga të nëntë muzat, që frymëzonte poezinë epike. Pamja e saj madhështore, balli i saj i rrethuar me një kurorë ari. tregon, sipas Hesiodit, epërsinë mbi muzat e tjera. Në artet figurative paraqitet si një grua e
re që mban në njërën dorë penën dhe në tjetrën librin.
Kalipsoja, bijë e Oqeanit dhe e Tetidës, nimfë dhe mbretëreshë e ishullit të Ogjigisë, ku arriti Odiseu pasi iu shkatërruan anijet. Kalipsoja e dashuroi atë dhe i premtoi pavdekësinë, në qoftë se do të qëndronte me të. Odiseu refuzoi dhe pasi ajo e mbajti shtatë vjet në ishull, me ndërhyrjen e Zeusit e lejoi atë të vazhdonte udhëtimin.