Salmoneu
Salmoneu, biri i Eolit dhe vëllai i Sizifit. Mbasi kishte mbretëruar në Tesali, ai u detyrua të kalonte në Elidë, ku themeloi një qytet që e quajti me emrin e tij. Sipas traditës, ai i përçmonte perënditë. I veshur si Zeusi, ai përshkonte rrugët e qytetit hipur në një qerre bronzi, zhurma e së cilës imitonte bubullimën dhe lëshonte flakadanë të ngjashëm me rrufetë. Zeusi e dënoi mburrjen e tij, duke e goditur me rrufe dhe pastaj e degdisi në Tartar, ku zjarri qiellor e digjte pa e tretur.