Omfali
Omfali, gur konik i shenjtë që ndodhej në Delf. Emri Omfal do të thotë kërthizë; omfali njihej si qendra e botës. Sipas legjendës, Zeusi dërgoi dy shqiponja rreth botës, njërën në drejtim të perëndimit, tjetrën në drejtim të lindjes, të cilat u takuan në vendin ku ndodhej omfali. Ai adhurohej në Delf dhe lidhej me kultin e Apolonit.