Ata (Atea)
Ata (Atea), bija e Zeusit dhe e Eridës. Ishte hyjneshë keqëdashëse, e cila sa kohë qëndroi në Olimp, përpiqej gjithnjë të shkaktonte turbullira midis perëndive. Ata e nxiti Zeusin ta detyronte Herakliun t'i shërbente Eristeut frikaman. I lodhur nga keqdashjet e saj, Zeusi e kapi Atën prei flokësh dhe e përplasi në tokë, duke e ndaluar përgjithnjë të kthehej në shoqërinë e perëndive. Sipas besimeve të lashta, që atëherë ajo nuk i linte njerëzit rehat, duke u marrë atyre arsyen dhe duke i shtyrë në gabime katastrofike.