Kapaneu

Kapaneu, biri i Hiponoit dhe një nga shtatë heronjtë që morën pjesë në luftën kundër Tebës. Ai me mburrjet e tij e kishte fyer Zeusin, prandaj kur ai po ngjitej në muret e Tebës, perëndia e goditi me rrufe. Gjatë varrimit gruaja e tij, Evadna, u hodh në zjarrin e përmortshëm. Kapaneu la një djalë, Stenelin, i cili, dhjetë vjet pas vdekjes së të atit, mori pjesë në ekspeditën e dytë kundër Tebës, në atë të epigonëve. Në mitet greke ai paraqitet si njeri i fuqishëm që ngrihet kundër perëndive.

Shih edhe

Përmendet te