Peleu

Peleu (Peleusi), hero legjendar i Tesalisë, biri i mbretit të Egjinës, Eakut dhe babai i Akilit. Me të vëllanë, Telamonin, ai vrau vëllanë tjetër, Fokun. I ati e përzuri Peleun nga vendi i vet. Ai gjeti strehë te Euritioni mbreti i Ftijës në Tesali. Këtu Peleu u pastrua nga krimi që kishte bërë dhe u martua me vajzën e mbretit, Antigonën. Por lumturia e tij nuk zgjati shumë. Gjatë gjuetisë së Kalidonit, ai vrau padashur Euritionin dhe iku në Jolk te miku i tij, mbreti Akast. Astiadamia u dashurua pas Peleut, por kur heroi e kundërshtoi dashurinë e saj, ajo shpifi për të, duke i dërguar një letër Antigonës, ku i thoshte se Peleu e tradhtonte. Gruaja që kujtoi se ishte mashtruar vrau veten. Një herë tjetër shpifi duke i thënë të

shoqit se Peleu donte ta përdhunonte. (Krahaso mitin mbi Fedrën dhe Hipolitin). 1 zemëruar Akasti donte ta vriste Peleun, duke e lënë atë pa armë në malin Pelion që ta copëtonin centaurët, por Peleu arriti të shpëtojë dhe, i ndihmuar nga Jasoni dhe Dioskurët pushtoi Jolkun, vrau Astiadaminë dhe Akastin dhe u bë mbret i qytetit. I caktuar nga Zeusi si burrë i nereidës Tetidëpeleu arriti me forcë ta shtinte në dorë atë, megjithëse ajo përpiqej të largohej, duke u shndërruar në luaneshë, në nepërkë, në zjarr etj. Dasma u bë në shpellën e Kironit, mbi malin Pelion. Në dasmën e tyre erdhën me dhurata të gjitha perënditë, me përjashtim të hyjneshës Eris, të cilën harruan ta ftonin (→ Paridi). Me Peleun Tetida pati një djalë, Akilin, që quhet si stërgjysh i mbretërve të Epirit. Shumë shpejt Tetida e la Peleun për t’u bashkuar me të motrat, nereidat. Miti tregon se ajo e la të shoqin, sepse ky s’kishte dashur që Tetida ta bënte Akilin të pavdekshëm. I mbetur vetëm pas vrasjes së të birit, Akilit, në Trojë, ai kaloi një pleqëri të mjerueshme.

Shih edhe

Përmendet te