Atlanti (Atlasi)
Atlanti (Atlasi), biri i Zeusit (sipas të tjerëve i Japotit) dhe i Klimenës, babai i Hiadave, të cilat nga emri i tij u quajtën Atlantida, mbret legjendar i Mauritanisë. Ai kishte një kopsht plot me mollë të arta. Sipas legjendës, për pjesëmarrjen në luftën e titanëve kundër
Zeusit, ky i fundit e dënoi Atlantin që të mbante qiellin mbi shpatullat e tij. Disa legjenda të tjera tregojnë se Herakliu, kur erdhi tek Atlanti për të marrë mollët e arta nga kopshti i Hesperideve, u ngarkua të mbante qiellin, gjersa Atlanti të shkonte për të mbledhur mollët. Por, kur u kthye, Atlanti nuk donte ta merrte përsëri barrën e rëndë. Herakliu e gënjeu dhe, pasi mori mollët, iku. Sipas një miti të mëvonshëm, tek Atlanti erdhi Perseu, por Atlanti jo vetëm që nuk e mirëpriti, por edhe e fyeu. Atëherë Perseu nxori kokën e Meduzës dhe ia tregoi Atlantit, i cili menjëherë u shndërrua në malin Atlas. Vendqëndrim të Atlantit të vjetrit quanin skajin më perënclimor të tokave që njihnin. Që këtej, më vonë, lindi emri Oqeani Atlantik. Nga paraqitja e Atlantit në përmbledhjen e hartave doli edhe emërtimi atlas (gjeografik etj).