Deukalioni

Deukalioni, mbret i Tesalisë, biri i Prometeut dhe i Klimenës, burri i Pirras, paraardhësi mitik i racës helene. Sipas legjendës, gjatë kohës që Zeusi jetonte midis njerëzve kishte parë kudo korruptim dhe hajdutëri, prandaj vendosi të zhdukte njerëzit nga faqja e dheut. Sipas legjendës ai dërgoi përmbytjen e përgjithshme dhe e ( shndërroi tokën në një det të

madh. Malet më të larta u zhdukën, vetëm njeri ngrihej sipër valëve: ishte mali i Parnasit në Fokidë. Me porosinë e Prometeut, Deukalioni ndërtoi një barkë, me të cilën shpëtuan nga vdekja ai dhe gruaja e tij Pirra. Në ditën e nëntë barka qëndroi në malin e Parnasit. Nga të gjitha anët ata nuk shihnin veçse ujë. Njerëzit ishin mbytur. Të dy, burrë e grua, zbritën nga Parnasi dhe shkuan tek orakulli i Delfit, Temida, për të mësuar në se ai mund ta mbushte përsëri vendin me njerëz. «Dilni nga tempulli, u tha Temida, mbuloni me një pëlhurë fytyrën tuaj dhe hidhni prapa krahëve kockat e nënës tuaj të madhe». Deukalioni e kuptoi që gurët ishin kockat që mbulonin tokën- -nënë. Ai mblodhi disa gurë dhe i hodhi prapa krahëve. Këta gurë u bënë njerëz. (Gurët që hidhte Deukalioni u shndërruan në burra, ata që hidhte Pirra u bënë gra). Kështu toka u mbush përsëri me njerëz. Miti mbi kataklizmin (përmbytjen e madhe) ka ekzistuar te të gjithë popujt e Lindjes e të Perëndimit, por atë e gjejmë në fillim në Babiloninë e Vjetër (miti mbi Gilgameshin). Nga babilonasit e huajtën hebrenjtë e vjetër (miti mbi përmbytjen e botës dhe mbi Noen). Ka shumë mundësi që miti mbi përmbytjen e tokës të ketë lindur nga një vërshim katastrofik i lumenjve Tigër e Eufrat.

Shih edhe

Përmendet te