Aresi

Aresi, një nga perënditë më të rëndësishme të Olimpit, i biri i Zeusit dhe i Herës, hyjni e luftës, e rrëmujës dhe e kasaphanës, që nuk ngopej me gjak dhe me vrasje dhe që nxiste pa pushim popujt të vriteshin midis Tyre. Sipas Homerit, Aresi ishte personifikimi i luftës dhe i forcës brutale. Në luftën kundër gjigantëve ai tregoi trimëri të madhe, por u zu rob nga bijtë e Aloeut, të cilët e futën në fund të një biruce, ku ndenji 13 muaj. Për më shumë se një vit në tokë kishte paqë; Mbasi u çlirua nga Hermesi, ai erdhi në Olimp ku u pëi poq që t’i pëlqente Afërditës. Ai e mbushte Olimpin me zhurmën e zënkave të tij. Ishte kundërshtar i Herakliut dhe i Atenës. Gjate Luftës së Trojës, megjithëse kishte premtuar t’u ndihmonte grekërve, ndihmoi trojanët. Gjatë luftimeve Diomedi, i ndihmuar nga Atena, e plagosi perëndinë e luftës me shigjetën e tij. Aresi nxori një britmë të tmerrshme dhe të fortë, sa zëri i dhjetë mijë luftëtarëve. Greqia e epokës klasike nuk dinte shumë gjëra mbi historinë e perëndisë së luftës. Mitet mbi Aresin janë shumë të varfra, gjë që dëshmon se në Greqi kjo perendi nuk gëzonte ndonjë nderim të madh. Qendra e kultit të tij ishte Traka e që këtej u përhap në Greqi. Në Athinë Aresit i kishin kushtuar nje shkëmb në perëndim të Areopagut, ku ai ishte gjykuar për një vrasje. Kulti i tij ishte i përhapur më shumë te romakët, që ishin një popull luftëtar. Në Romë Aresi identifikohej me perëndinë romake Mars, i cili konsiderohej si babai i themeluesve legjendarë të Romës, Romulit dhe Remit. Për nder të Marsit, Numa Pompili krijoi kolegjiumin e priftërinjve salienë, detyra e të cilëve ishte të ruanin mburojën e Marsit (Ankilin). Kur konsujt niseshin për në luftë, ata i luteshin dhe i bënin flijime Marsit, pastaj preknin mburojën e tij, duke bërtitur: Perëndieluftës, mbroje këtë republikë. Në Romë Marsit i qe kushtuar vendi i paradave ushtarake, fusha e Marsit. Ka mundësi që, në kohët e vjetra, Marsi të adhurohej nga fiset e Italisë, jo si perëndi e shkaxërrimit, por si perëndi që mbronte bimësinë dhe siguronte lulëzimin e saj. Atij i kishin kushtuar një festë gjatë muajit kur çelin lulet e para, që mban emrin e tij. Mitografët e sotëm janë përpjekur t’i bashkojnë në mënyrë të pranueshme të dy atributet e perëndisë: luftën dhe begatinë. Ata kanë treguar se festat e Marsit zhvilloheshin në kohën kur luftëtarët mbaronin dimërimin dhe fillonin luftimet. Marsi me sa duket ishte më tepër figura simbolike e zgjimit të forcës në natyrë, se sa në zemrën e luftëtarëve. Në artin antik Aresin e paraqitnin me fytyrën e një burri të fuqishëm, me pamje të egër, shpesh me helmetë lufte. Më pas, që nga Fidia, kjo hyjni paraqitej si një djalë i bukur, gjysmë i zhveshur. Më e njohur është sjtatuja

e Lisipsit. Në artin e kohës së re Aresit i janë kushtuar shumë statuja dhe tablo.

Shih edhe

Përmendet te