Endimioni
Endimioni, mbreti i Etolëve, biri i Zeusit. Ai u bë dashnori i Selenës, me të cilën pati 50 vajza (simbol i 50 javëve të vitit grek). Me kërkesën e saj Zeusi e zhyti Endimionin në një gjumë të thellë që ai të qëndronte gjithnjë i ri dhe bari i bukur, siç ishte. E dashuruar pas tij, Selena — hënë shkonte çdo natë për ta takuar atë në një shpelle ku ai çlodhej përgjithmonë.