Inoja
Inoja, bija e Kadmit dhe e Harmonisë, motra e Semelës, nëna e Dionizit. Sipas legjendës, mbreti i Tebës, Atamanti e kishte përzënë Nefelën, me të cilën kishte dy fëmijë, Friksin dhe Helën, dhe u martua me Inojën. Me këtë të fundit Atamanti pati dy djem, Learkun dhe Melikertin. Ajo i urrente fëmijët e Nefelës dhe bënte plane t’i vriste. Një ditë ajo poqi disa kokrra gruri dhe me këtë bëri që Tebën ta pllakoste uria. Pastaj, pasi e korruptoi orakullin, ajo njoftoi në të gjithë qytetin se perënditë kërkonin flijimin e Friksit. Fëmijët arritën të iknin, por mallkimi ra mbi bashkëshortët. për shkak se kishin rritur djalin kopil të Zeusit, pionizin. Hera i dënoi ata duke i cmëndur që të dy. Në krizë e sipër Atamanti vrau të birin, Learkun, që e mori për një kafshë të egër, kurse Inoja e hodhi Melikertin në një kazan me ujë të valuar dhe u hodh në det me kvufomën e fëmijës së vet. Atëherë zemërimi i perëndive u qetësua. Inoja u bë një hyjneshë deti me emrin Lefkote, kurse Atamanti u bë hyjni deti me emrin Palemon.