Sizifi

Sizifi, biri i Eolit dhe i Enaretës, burri i plejadës Merop, babai i Glaukut dhe gjyshi i Belerofontit. Ai ndërtoi Korintin dhe qe mbret i parë i këtij qyteti. Të gjithë poetët e antikitetit e tregojnë si vjedhës, gënjeshtar dhe dinak. Në dinakëri ai ia kalonte edhe Autolikut, të cilit i kishte vjedhur një kope, por qe zbuluar nga ai në sajë të shenjave në thundrat e kafshëve. Megjithatë Autoliku, admirues i gënjeshtrave të tij, donte ta bënte Sizifin dhëndër dhe i dha për grua bijën e vet, Antiklenë, që i qe premtuar Laertit. Me Antiklenë Sizifi lindi Odiseun. Thonë se Sizifi ishte themeluesi i lojërave istmike që organizoheshin për nder të xij. Kur Zeusi rrëmbeu Egjinën, vajzën e lumit Asop, Siziii i tregoi këtij të fundit emrin e grabitësit. Për këtë Asopi duhej të furnizonte me ujë qytetin e Korintit. Ai i detyronte të gjithë kalimtarët që të punonin për të. Me punën e tyre ai fortifikoi istmin dhe e rrethoi me një mur të fortë. Por, kur guxoi të pushtonte territorin e Tezeut, heroi i dha fund hajdutërisë së tij, duke e vrarë me dorën e vet. Perënditë e degdisën atë në Tartar ku u dënua të çonte një gur të madh gjer në majën e një kodre. Sapo i afrohej majës, guri rrokullisej në fund dhe ai duhej të fillonte punën rishtazi. Shkaqet për të cilat qe dënuar Sizifi, Homeri nuk i tregon, kurse autorët e mëvonshëm japin versione të ndryshme (Sizifi qe dënuar kështu, sepse tregoi planet e perëndive, ose se grabiste udhëtarët, ose se i tregoi Asopit se ku e kishte fshehur Zeusi vajzën që kishte rrëmbyer). Por sipas një varianti të mitit, Sizifi kishte mbërthyer vdekjen (Tanatosin) që ia kishte dërguar Zeusi. Disa vjet njerëzit nuk vdisnin. Atëherë perënditë u detyruan të dërgonin Aresin në tokë që ta çlironte vdekjen. Sizifi na paraqitet si luftëtar, i ngjashëm me Prometeun. Miti shpesh është pasqyruar në letërsi (Eskili, Euripidi, Sofokliu), dhe në art (tabloja e Ticianit «Sizifi»). Shprehjet «puna e Sizifit», «mundimi i Sizifit», «guri i Sizifit» përdoren për të treguar një punë të rëndë, pa fund dhe pa rezultate.

Shih edhe

Përmendet te