Dodona

Dodona, orakulli më i vjetër, që sipas historianëve të vjetër, ndodhej në vendin e molosëve (fis ilir i Shqipërisë së Jugut), 20 km në veri të Janinës. Dëshmitë letrare p naraqitin Dodonën si një qendër fetare shumë të vjetër të pellazgëve. Aktiviteti i saj ka qenë shumë i madh. Herodoti thotë se e gjithë teologjia pellazge rrjedh nga Dodona. Ajo përmendet në «Iliadën» e Homerit, ku thuhet se Odiseu iu drejtua Dodonës për të mësuar si mund të kthehej në Itakë. Atë pyeti edhe Eneu. Dodona ishte një qendër politike, jo më pak se fetare e me shumë rëndësi në gjithë Gadishullin Ballkanik dhe nderohej si Delfi. Hesiodi flet për xë me admirim të madh. Me këtë orakull u konsultua Krezi (mbreti i Lidisë, ndoshta dhe Temistokliu). Sipas legjendës, gruaja e Zeusit ishte Diona dhe jo Hera. Orakujt e faltores së Dodonës profetizonin duke shtënë fall me fluturimin e pëllumbave, me zare. me tingullin që delte nga një legen bronzi, por dëshirën e perëndive e «zbulonin» sidomos me fëshfërimin e një dushku shekullor. Shërbesa fetare ishte në duart e një familjeje priftërinjsh që quheshin Tomuroi. Gërmimet që u bënë në vitin 1876 në një kodër në veri të Janinës, treguan se faltorja e Dodonës kishte akropolin, tempullin dhe teatrin. Në të tatëpjetat e akropolit ishte pishina me statujën prej bronzi. Statuja paraqiste një djalë që mbante në duar një purtekë të përkulshme. Nga forca e erës purteka godiste enët prej bronzi, priftërinjtë i interpretonin si përgjigje të perëndive për pyetjet e besimtarëve. U gjetën gjithashtu sende dhuruar faltores së Dodonës si enë, statuje etj. Orakulli e ruajti popullaritetin e tij deri në epokën maqedonase. Tempulli u

shkatërrua gjatë luftës së dorëve dhe akaiasit (viti 220 para es.). Ai u gjallërua përsëri, por në përgjithësi pati një ndikim më të madh në jetën shoqërore, në epokën heroike se sa në epokën historike. Në Dodonë organizoheshin lojëra për nder të Zeusit që quheshin Naios (me rendje qerresh). Orakulli e humbi rëndësinë e tij me vendosjen e krishtërimit.

Shih edhe

Përmendet te