Junona

Jupiteri, perëndia kryesore e romakëve, sundimtar i qiellit dhe i botës, biri i Saturnit dhe i Reas. Identifikohej me Zeusin e grekëve dhe kishte të gjitha atributet., legjendat dhe funksionet e tij. Edhe paraqitjet e Jupiterit nuk dallonin nga

ato të Zeusit. Që nga kohët më të lashta, Jupiteri ishte objekt kulti i të gjithë fisit italik. Ai personifikonte fenomenet qiellore. Jupiteri kishte tempuj në shumë qytete të Laciumit. Para themelimit të Romës ai adhurohej në një nga të shtatë kodrat e qytetit. Më vonë kjo perëndi paraqitej nga romakët me pamje dhe me emra të ndryshme: Jupiter Fulgur (Jupiteri i rrufesë), Jupiter Elicius (perëndia e shiut), Jupiter Viktor (perëndia fitimtar, që siguronte fitoren), Jupiter Stator, (mbrojtës, që mbronte ushtrinë romake dhe ruante radhët e saj). Jupiteri ishte padroni i Romës. Shteti romak që kishte arritur një centralizim të, madh, kishte nevojë për një perëndi që të siguronte e të forconte unitetin e tij në planin fetar. Jupiteri u bë, si të thuash, një perëndi politike që garantonte ligjet, marrëveshjet, betimet dhe që ndihmonte Romën në luftërat e saj.

Tempulli kryesor i Jupiterit në Romë ishte tempulli i Kapitolit. Kulti i Jupiterit drejtohej nga priftërinjtë flaminë. Në kuptimin e figurshëm, fjala Jupiter do të thotë njeri fodull, mendjemadh. kapadai, (→ Zeusi).

Shih edhe

Përmendet te