Pitoja

Pitoja (Peitoja), hyjneshë alegorike e bindjes dhe e gojëtarisë. Kulti i saj bashkohej me atë të Afërditës. Romakët i kishin dhënë emrin Suada ose Suadela. E lidhur me Afërditën, ajo ngjallte dëshirën e martesës te të dashuruarit dhe i nxiste ata t’i shfaqnin dashurinë njëri-

-tjetrit. Ajo kishte një tempull në Athinë. Fidia e paraqiti atë duke kurorëzuar Afërditën, që qëndron mbi fronin e Zeusit olimpik.

Shih edhe