Kohët

Kohët, poeti grek Hesiodi, në veprën e tij «Punët dhe ditët», tregon se si e kuptonin grekët e kohës së tij origjinën

e njeriut dhe ndërrimin e epokave. Sipas Hesiodit, perënditë e pavdekshme që jetonin në Olimp, gjininë e parë njerëzore e krijuan të lumtur. Kjo ishte koha e artë. Atë kohë sundonte në qiell perëndia Kron. Të lumtur si perënditë jetonin në ato kohë edhe njerëzit, duke mos i njohur as telashet, as vështirësitë, as brengat dhe pleqërinë. Vdekja që vinte pas jetës së tyre të gjatë, ishte për ta një gjumë i qetë dhe i ëmbël. Vetë perënditë vinin tek ata për t'u këshilluar. Kur mbaroi koha e artë në tokë, nuk mbeti asnjë nga njerëzit e asaj gjenerate. Sipas legjendës. ata u shndërruan në shpirtra mbrojtës të njerëzve të gjeneratave të reja. Gjinia e dytë njerëzore dhe koha e dytë nuk ishin aq të lumtura. Kjo ishte koha e argjendtë. Njerëzit e kohës së argjendtë nuk krahasohen me njerëzit e kohës së artë, as nga forca, as nga arsyeja. Foshnjëria e këtyre njerëzve zgjaste njëqind vjet, kurse mosha e pjekurisë ishte e shkurtër dhe, meqenëse ishin të paarsyeshëm, ata patën shumë fatkeqësi dhe hidhërime. Njerëzit e kohës së argjendtë ishin të pabindur. Ata nuk u nënshtroheshin perëndive dhe nuk donin t’u bënin atyre flijime. Biri i Kronit, Zeusi, e zhduku gjininë e tyre në tokë, dhe i vendosr'ata në mbretërinë e errët të nëntokës. Ai krijoi gjininë e tretë në kohën e bakërt. Kjo kohë nuk i ngjan asaj të argjendtës. Njerëzit e kohës së bakërt ishin të tmerrshëm dhe të fuqishëm, ishin krenarë dhe luftëtarë të shquar, nuk e njihnin bujqësinë, kishin shtat të madh

e të fuqishëm. Armët, shtëpitë dhe veglat e tyre ishin prej bakri. Njerëzit e kohës së bakërt vranë njëri-tjetrin dhe perëndia i çoi ata në mbretërinë e errët të Hadit. Pas vdekjes së tyre Zeusi krijoi në tokë kohën e katërt dhe gjininë e katërt njerëzore, gjininë e heronjve gjysmëperëndi, më fisnikë, më të drejtë dhe të barabartë me perënditë. Ata të gjithë u vranë në luftërat e këqija dhe në beteiat e tmerrshme gjakderdhëse. Disa u vranë në Tebë, duke luftuar për trashëgimirië e Edipit, ndërsa të tjerë ranë në Trojë. Kur të gjithë vdiqën, Zeusi vendos në fund të tokës, larg nga njerëzit e gjallë. Heronjtë gjysmëperëndi jetonin në «ishujt e lumtur». Këtu ata bëriin jetë pa brenga dhe korrnin tre prodhime në vit. Gjinia e fundit njerëzore dhe koha e fundit është ajo e hekurit. Ditë e natë e pa pushim njerëzit i shkatërronte puna e lodhshme. Perënditë u krijonin njerëzve telashe. Fëmijët nuk respektonin prindërit, miku nuk kishte besim te miku, mysafiri nuk pritej mirë. Nuk kishte dashuri midis njerëzve. Njerëzit nuk e mbanin betimin e dhënë, nuk e çmonin të mirëri dhe drejtësinë. Njerëzit shkatërronin qytetet e njëri-tjetrit. Kudo sundonte dhuna. Çmoheshin vetëm krenaria dhe forca. Në këtë epokë hyjneshat e ndërgjegjes dhe të drejtësisë ikën në Olimp, duke i braktisur njerëzit, të cilëve u mbetën vetëm mjerimet. Miti mbi kohën e artë ishte i njohur edhe për romakët, të cilët e lidhnin këtë kohë me sundimin e Saturnit në Itali. Përfytyrimi i një kohe

të lumtur nga grekët e vjetër u krijua në periudhën e formimit të shoqërisë me klasa. Me dekompozimin e rendit të komunës primitive gjendja e anëtarëve të komunës u keqësua shumë dhe në kujtimin e popullit epoka e mëparshme dukej si koha e lumturisë. Përfytyrimet mbi kohën e artë, të trashëguara nga antikiteti, kanë ndikuar te shumë sociologë të kohës së re, që shihnin në këtë mit një pasqyrim të realitetit historik. Një kritikë të fortë këtyre përfytyrimeve u ka bërë V.I. Lenini, i cili thotë se nuk ka patur asnjë kohë të artë, dhe se njeriu primitiv ka qenë krejt i shtypur nga vështirësitë e ekzistencës, nga vështirësitë e luttës kundër natyrës (V.I. Lenin, Veprat, vëll. 5, f. 118).

Shih edhe

Përmendet te