Latona
Latona (Letoja), bija e Ceut (titan) dhe e Febës, nëna e Apolonit dhe e Artemidës. Pas saj u dashurua Zeusi. Hera xheloze iu lut perëndisë së Tokës që të mos i jepte Latonës shtatzënë asnjë vend për të lindur. Poi Poseidoni, me sfurkun e tij, nxori nga fundi i detit ishullin e Delosit, deri atëherë i fshehur. Në këtë ishull u vendos Latona për të lindur Apolonin dhe Artemidën. Me Latonën kanë lidhje edhe dy episode përrallore: vdekja e gjigantit Titiu, që u vra nga Apoloni dhe Artemida, sepse donte të përdhunonte nënën e tyre, dhe ajo e Niobës, e cila iu mburr Latonës se kishte lindur më shumë fëmijë (shtatë djem e shtatë vajza). Për këtë Apoloni dhe Artemida i vranë fëmijët e saj me shigjeta.