Epimenidi
Epimenidi, prift, profet dhe poet nga Kreta, që ka jetuar në kohën e Solonit. Kur ishte shumë i ri, humbi rrugën me kopenë e tij në afërsitë e fshatit. Kthimi natën e detyroi atë të hynte në një shpellë, në të cilën ai fjeti 57 vjet. Mbasi u zgjua, kërkoi kopenë dhe kur nuk e pa, u kthye vetë në fshatin e tij: këtu asnjeri nuk e njohu me përjashtim të të vëllait, që ishte tashmë plak. Sipas legjendave, ai jetoi nga 150 deri në 200 vjet. Figurën e Epimenidit në gjumë e ka përdorur mjaft bukur K. Marksi: «Siç duket, gazeta «Ti mes» ashtu si Epimenidi, ka fjetur gjithë gjysmën e parë të shekullit» (K. Marks, e F. Engels, Veprat, botim rus, vëll. 9, f. 165)
Epimeteu, vëllai i Prometeut, që ndryshe nga ky i fundit, ishte i pakujdesshëm. Sipas Hesiodit, Prometeu, pasi rrëmbeu zjarrin nga qielli, e lajmëroi Epimeteun që të mos i besonte dhe të mos pranonte asnjë dhuratë nga perënditë, të cilët nuk do të rrinin pa u hakmarrë. Ai u martua me Pandorën, që ia dërgoi Zeusi me kutinë fatale, nga e cila kuti u shpërndanë nëpër botë të gjitha të këqijat. Me Pandorën ai pati një vajzë, Pirran, që u martua me Deukalionin.