Demetra
Demetra, një nga hyjneshat më të nderuara të Greqisë, bija e Kronit dhe e Reas, motra e Zeusit, nëna e Persefonit. Demc-tra ish hyjnesha e pllenirnit dhe e bujqësisë, të cilën e hcteronm’ veçanërisht fshatarët. Në poemat e Homerit hyjnesha Demetra është lënë në plan të dytë. Kjo tregon se grekët filluan ta nderonin atë si hyjneshë të madhe, atëherë kur bujqësia u bë dega kryesore e ekonomisë, ndërsa blegtoria e humbi rëndësinë e saj. Në shekujt VI-IV para es. Demetra zinte një vend të rëndësishërn në panteonin olimpik. Si mbrojtëse të bujqësisë (bujqësia ishte baza e vendbanimit të qëndrueshëm dhe e mirëqenies), Demetrën filluan ta nderojnë si hyjneshë tesmofore (që vendos zakonet dhe rregullat e sjelljes dhe të qëndrimit të njerëzve në shoqëri). Demetra u bë gjithashtu hyjneshë e mbrojtjes së martesës e familjes. Miti kryesor mbi Demetrën, hyjneshën e pllenirnit, është i lidhur me legjendë:; mbi rrëmbimin e vajzës së saj, Persefonit, nga perëndia e botës së nëndheshme Had. E dëshpëruar, Demetra nëntë ditë e kërkonte më kot vajzën, ditën e dhjetë mësoi nga Heliosi se Persefonin e kishte rrëmbyer Hadi. Demetra e la Olimpin dhe në formën e një plake filloi të udhëtonte nëpër botë. Ndërkaq toka pushoi së dhëni drithë dhe pllakosi një uri e madhe. Atëherë Zeusi vendosi që Persefoni të shkonte tek e ëma, por me kusht që një pjesë të vitit ta kalonte në tokë me Demetrën, kohën tjetër që mbetej me Ha- ‘pdin. Atëherë Demetra u kthye përsëri në Olimp dhe toka filloi të jepte përsëri drithë. (→ Persefoni). Sipas një miti tjetër, që pasqyron funksionet e Demetrës si mbrojtëse të bujqësisë, hyjnesha, pasi iku nga Olimpi, erdhi në Eleusin (qytet i Atikës) te mbreti Cele, gruaja e të cilit Metanira, e priti mirë pa e ditur se kush ishte. Këtu Demetra mori përsipër të rriste djalin e Metanirës, Triptolemin, dhe ta bënte atë të pavdekshëm. Për këtë qëllim ajo ditën e ushaente me qumështin hyjnor të gjirit të saj dhe e lyente me ambroz; kurse natën e vinte mbi zjar për ta zhveshur nga çdo gjë tokësore. Fëmija rritej e shëndetshme dhe aq shpejt, sa ngjalli kërshërinë e nënës. Kjo e fundit donte të dinte se çfarë ndodhte gjatë natës dhe çfarë magjie përdorte Demetra. Ajo u fsheh në një qoshe të dhomës e, kur pa se hyjnesha ishte gati ta vinte djalin mbi zjarr, bërtiti kaq shumë, sa magjia u prish. Atëherë Demetra i tregoi se kush ishte. Para se të largohej nga Eleusini, ajo i mësoi Triptolemit artin për të punuar tokën dhe e porositi që t’u mësonte njerëzve bujqësinë. Kulti i Demetrës është i lidhur me kultin e Persefonit. Qendra e kultit të Demetrës ishte Eleu- 'sini. Për Demetrën dhe Persefonin bënin shumë festa në vende të ndryshme të Greqisë: tesmoforitë (në Atikë) dhe antesteritë (në ishullin e Sicilisë). Demetrës i bënin fli dema. lopë. fruta. Në Romë kulti i Demetrës shkrihej me kultin e hyjneshës romake Cerera. Ashtu si në Greqi, kulti i Cererës mori një përhapje të madhe midis fshatarëve romakë. Festat për nder të Cererës, cerealitë. bëheshin në Romë në muajin prill. Hvjnesha paraqitej me kurorë kalliri, me pishtar dhe kaçile me jruta; të shpeshta janë paraqitjet e Demetrës sëbashku me Persefonin (të dy hyjneshat janë pothuajse të pandara). Në kuptimin e figurshëm shprehja dhurata e Demetrës (Cererës)» do të thotë fruti i tokës.