Likaoni

Likaoni, mbret legjendar i Arkadisë. Atij i pëlqente t’u flijonte perëndive njerëz, prandaj vriste të gjithë të huajt që vinrn në mbretërinë e tij. Një ditë Zeusi vajti në Arkadi dhe hyri në pallatin e Likaonit si mysafir. Arkadasit, që e kishin njohur perëndinë nga pamja e tij e jashtme, u treguan të gatshëm t’i bënin atij fli. Likaoni, për t’u siguruar se a ishte me të vërtetë mysafiri i tij një perëndi, theri një fëmijë, e bëri copë-copë dhe e poqi mishin midis mishrave të tjerë që i nxori Zeusit në tryezën e bukës. Kjo gosti e neveritshme e tmerroi Zeusin, i cili me rrufenë e tij i vuri zjarrin pallatit. Likaoni arriti të shpëtonte, por sapo doli nga qyteti u shndërrua në ujk. Miti është trajtuar nga Ovidi.

Likeu (Liceu) 1. Mal i Arkadisë, i dëgjuar për kultin e Zeusit dhe të Panit. Sipas traditës. atje kishte lindur Pani dhe Pellazgu, stërgjyshi i pellazgëve. 2. Epitet i Zeusit, që kishte një tempull në malin Like të Arka disë, dhe i Panit. Këtë epitet ia kishin dhënë edhe Apolonit, sepse ai adhurohej si shfarosësi i ujqëve.

Likeu (lat. liceu), ndërtcsë shoqërore në Athinë, e caktuar për stërvitje gjimnastikore. L ndërtua në shekullin V para es nga Perikliu, në vendin ku ishte më përpara një tempull kushtuar Apolon Likeut. Aristoteli e përshtati atë për qëllime mësimore. Në shëtitoret me hije të parkut të Likeut, filozofi kishte zakon që gjatë shëtitjes, t’u paraqiste nxënësve të tij probleme te nclrysnme të filozofisë së tij. Që këtej, siç duket, shkolla e tij mori emrin «peripatetike» (gr. peripatos — shëtitje, endje).

Likomedi, mbreti i dolopëve në isnullin Skiros, ku Tetida fshenu birin e vet, Akilin, që të mos merrte pjesë në Luften e Trojës. Atje Akili u martua me vajzen e idkomedit, Deidaminë, me të cilën lindi Neoptolemin. (→ Akili, Tezeu).

Shih edhe

Përmendet te