Peani
Peani, hyjni te grekët e vjetër, që mbronte njerëzit nga e keqja dhe rreziqet. Homeri tregon se Zeusi e kishte marrë Peanin në Olimp dhe e kishte bërë mjek të perëndive. Poetët tragjikë e identifikonin Peanin me Asklepin dhe Apolonin. Peanit i drejtoheshin me këngë lutjeje, të cilat quheshin peane, që të largonte të keqen. Më vonë Peani u shndërrua në një lutje drejtuar edhe perëndive të tjera, veçanërisht Aresit (para betejave) dhe Apolonit (pas betejave).