Pegasi
Pegasi, kalë me fletë, që luan rol të madh në shumë legjenda. Ai lindi nga gjaku i Gorgonës Meduzë, që vrau Perseu. Heroi e përdori atë në shumë ekspedita. Njëherë, kur ishte duke pirë ujë në burimin Pirene, atë e kapi Belerofonti, i cili me ndihmën e tij luftoi me sukses
kundër Himerës dhe Amazonave. Por i dehur nga këto fitore, Belerofonti donte të ngrihej deri në qiell. I pickuar nga një zekth, Pegasi e hodhi atë poshtë. Më pas ky kalë u përdor nga Zeusi për të transportuar rrufetë. Shpesh Pegasin e identifikonin me kalin q Poseidoni nxori nga shkëmbi i Akropolit duke goditur truallin me sfurkun e vet. Legjenda të tjera tregojnë se Pegasi ishte një kalë, të cilit i hipnin muzat ose Eoja. Ai goditi malin Helikon me thundrën e tij dhe nga kjo goditje doli burimi Hipokrenë. Si rezultat i këtyre lidhjeve me muzat, Pegasi u bë për poetët e vjetër si dhe pëj poetët e kohës së re simbol i frymëzimit poetik. Zeusi e vendosi Pegasin në qiell, në formën e yllësisë së Pegasit.