Sarpedoni
Sarpedoni 1. Biri i Zeusit dhe i Laodamisë, mbret i Likisë. Kur Priami ishte i rrethuar në Trojë, Sarpedoni i shkoi në ndihmë dhe e mbrojti me trimëri qytetin, por u vra nga Patroldi. Zeusi i dha atij jetë të gjatë, të barabartë me tri gjenerata njerëzore. 2. Biri i Zeusit dhe i Evropës. U zu me të vëllanë Minos dhe iku në një vend fqinj me Miletin. Atje u bë mbret.