Laomedonti

Laomedonti (Laomedoni) 1. Mbret legjendar i Trojës, bir i Ilit dhe i Euridiçes, babai i Priamit, Hesionës etj. Me ndihmën e Apolonit e të Poseidonit ai rrethoi qytetin me një mur të madh. Kur perënditë kryen me zell detyrën e tyre, Laomedonti refuzoi t’u bënte flijimin e premtuar. Për t’u hakmarrë, të dyja perënditë e dënuan Laomedontin, duke shkretuar qytetin, njëra me një murtajë, tjetra me një përbindësh deti. Orakulli paralajmëroi se vendi do të shpëtonte nga e keqja, në qoftë se do t’i hidhnin përbindëshit të detit vajzën e Laomedontit, Hesionën. Mbreti u detyrua ta lidhte vajzën në një shkëmb. buzë detit. Por në këtë kohë Herakliu, i shoqëruar nga Telamoni, u kthye në Trojë nga ekspedita kundër amazonave. Heroi mori përsipër ta vriste përbindëshin, kurse mbreti i premtoi për këtë shërbim të dy kuajt e bardhë të pavdekshëm dhe të shpejtë si era, që ia kishte dhuruar Zeusi si çmim për rrëmbimin e Ganimedit. Por edhe këtë lierë Laomedonti e shkeli premtimin. I vendosur që të hakmerrej, Herakliu e la qytetin e Trojës, mblodhi një ushtri, erdhi përsëri përpara qytetit dhe urdhëroi një sulm të menjëhershëm. Ai rrëzoi muret, vrau Laomedontin dhe të gjithë fëmijët, me përjashtim të Priamit dhe të Hesionës, të cilën ai ia

dha shokut të vet besnik, Telamonit.

Shih edhe

Përmendet te